Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: NDERIM BASRI CAPRIQIT

Me hidherim e thelle mora vesh humbjen e mikut Basri Capriqi. U nda nga jeta ne moshe te re. Basri Capriqi ishte nje profesor i letersise ne Universitetin e Prishtines, nje perfaqesues i kultures dhe letersise shqiptare. Poeti Basri Capriqi ka perfaqesuar poezine ne gjuhen shqipe ne shume antologji kombetare dhe nderkombetare. Ka udhehequr prej vitesh PEN-in e Kosoves. Kam pasur rast te bashkepunoj me te ne shume aktivitete per letersine. Bashke me Sali Bashoten, Bashkim Kucukun punuam per nje antologji te poezise shqipe te shekullit XX.
Basri Capriqi ishte i pajisur me qetesinen thellesine dhe mencurine e bashkepunimit midis krijuesve, shkrimtareve, virtyt ky jo shume i pranishem ne mjediset e shkrimtareve tane. Humbja e tij i shkon kuultures letersise, familjes miqve. Ju shpreh ngushellime Sazana Capriqit, djemve dhe te afermve. Ngushellime krijuesve, profesoreve, miqve dhe bashkepunetoreve te Basri Capriqit.

Please follow and like us: