Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Hasiani Dem Mula: Martesa ime e lumtur me dy gra

Martesa e tyre është treshe. Çuditshëm? Epo jo për ata të tre, të cilët e kanë pranuar me vullnet të plotë këtë zgjedhje, e madje janë të lumtur me këtë martesë. Dem Mula, 63-vjeçari nga fshati Dobrun i rrethit të Hasit, ka zgjedhur të mbajë dy gra.

Gruaja e parë e Demës është Hatixhja, vajza që 37 vite më parë i rrëmbeu zemrën të riut nga Dobruna.

Historia e tyre e dashurisë nuk ishte aq e lehtë për t’u realizuar. Por Dema, këmbëngulës në qëllimin e tij, ia doli ta marrë Hatixhen për grua.

Martesa e tyre ishte thuajse perfekte për gati 15 vite. Por, mungesa e një pasardhësi e cënoi këtë raport.

Pas një dekade e gjysmë martese, Dema dhe Hatixhja e vendosën veten përpara një vendimi të pazakontë.

Nazmia, 50 vjeç, është gruaja e dytë e Demës. 21 vite më parë ajo nuk mund ta kthente pas kërkesën e shkuesit, si një vajzë zakoni që ishte, pavarësisht martesës së pazakontë që ajo do të bënte.

Dhe për ironi të fatit, krushq të nuses së re ishin çifti i bashkëshortëve, Dema dhe Hatixhja.

Me një rit kaq të thjeshtë, Nazmia u bë nusja e dytë e shtëpisë.

Martesa treshe nuk erdhi kaq natyrshëm për të tjerët.

Për Nazmien dhe dy partnerët e tjerë të kësaj martese, raporti i tyre është në kufijte e pranimit.

Por, martesa e dytë kishte një motiv. Të sillte në jetë Dema një pasardhës. Një fëmijë që ishte shkruar të mos vinte kurrë.

Përveç një dëshire të papërmbushur, Dema sot mban edhe një barre mbi supe.

E tani burri ndan përditshmërinë mes dy grave të tij. Për të cilat flet me krenari për marrëdhënien e mirë, që kanë ndërtuar gjatë 21 viteve së bashku.

Madje ata të tre kanë ndërtuar rregulla funksionimi midis tyre, sipas hierarkisë dhe moshës.

Ashtu sikurse sendet, edhe kohën që kalon me to, Dema e ndan në mënyrë të barabartë.

Dhe duket se të tre e kanë gjetur formulën e tyre të harmonisë./Top Channel/

Please follow and like us: