Albspirit

Media/News/Publishing

Sharon Stone: Kam qenë viktimë e keqtrajtimeve seksuale

Sharon Stone është përfshirë në grupin e femrave që kanë rrëfyer se kanë qenë viktima të keqtrajtimit seksual në të kaluarën, ndërsa aktorja e famshme ka thënë se gjatë karrierës së saj të gjatë ka parë gjithçka në Hollywood. Gjatë një interviste për CBS, 59-vjeçarja ka treguar për ngritjen e saj në karrierë, pa mbrojtjen e askujt. Kur është pyetur rreth abuzimeve seksuale, ylli i “Basic Instinct” ka thënë se edhe ajo ka qenë një prej viktimave, por çuditërisht këtë e ka thënë duke qeshur. “Në këtë punë jam prej 40 vitesh. A mund ta mendoni atë punë kur kam hyrë para 40 vitesh? Për dukjen e atëhershme, nga Pennsylvania? Nuk kam pasur mbrojtje. Kam parë gjithçka”, ka thënë aktorja. Më tej, Stone ka kujtuar se në fillim kishte punuar si modele dhe se nuk kishte vetëbesim dhe nuk e konsideronte veten atraktive. Ajo kishte mësuar të dukej joshëse, ndërsa dyert e aktrimit iu hapën, pasi pozoi nudo për Playboy. “Gjithçka është dashur ta mësoja nga fillimi. Si të flas, si të eci… gjithçka”, ka rrëfyer aktorja. Në muajt e fundit në Hollywood ka shpërthyer skandali i keqtrajtimeve seksuale nga personalitetet me ndikim. Me akuza për keqtrajtime seksuale dhe përdhunime përballen të famshmit, si Steven Seagal, Dustin Hoffman, Harvey Weinstein e Kevin Spacey.

Please follow and like us: