Albspirit

Media/News/Publishing

Ivanov nuk e dekreton ligjin për gjuhën shqipe

Presidenti i vendit, Gjorge Ivanov ashtu sikur pritej ka refuzuar që të dekretojë ligjin për gjuhën shqipe, që miratoi parlamenti pak ditë më parë. Ai deklaroi sot se ligjin do ta rikthejë në Kuvend për rishqyrtim.

“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjell me flamuri evropian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore” tha presidenti i Maqedonisë.

Por, zëvendës kryeministri i Maqedonisë për çështjet e integrimit, Bujar Osmani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, gjatë një interviste sot për Report TV deklaroi se ligji do të miratohet sërish nëse Presidenti do ta rrëzojë.

Please follow and like us: