Klodiana Shala: Edhe nëse do të lind, prapë dua të adoptoj fëmijë

 

 

Sportistja e njohur Klodina Shala e ftuar tek ‘’Rudina’’ ka folur më shumë për sportin, biznesin e saj, por edhe për një deklaratë të bërë kohë më parë në media televizive, për adoptimin e një fëmije.

Ajo ka treguar edhe njëherë sesi në 2004 donte të birësonte një fëmijë, i cili në atë kohë ishte 6 muajsh.

Sportistja rrëfeu se shkonte dhe e merrte, e mbante në shtëpi, e lante, ushqente dhe sërish e kthente në ‘’Shtëpinë e fëmijës’’. Edhe pse nuk e adoptoi atë fëmijë për shkak se e ëma e tij nuk ishte shkëputur prej fëmijës, Klodiana nuk ka hequr dorë nga kjo gjë.

‘’Edhe nëse do të lind, prapë dua të adoptoj fëmijë’’- ka thënë ajo duke pohuar edhe njëherë dëshirën e saj të madhe për birësuar një fëmijë.