Albspirit

Media/News/Publishing

Një sqarim për ndonjë gazetaruc apo ndonjë morr të paguar të ndonjë zyre balt-hedhëse

 

Aktori i njohur i humorit Julian Deda ka reaguar pas keqinterpretimit të opinionit të tij nga disa media, lidhur me protestën e thirrur nga opozita më 27 Janar.

Julian Deda shkruan

Nje sqarim per ndonje gazetaruc apo ndonje morr te paguar te ndonje zyre balt-hedhese.

Do ju lutesha shume, qe statuset e mija t’i lexoni ashtu siç i kam shkruar une dhe jo t’i interpretoni ashtu siç do te donit ju qe ti shkruaj. Pak me korrekt ju lutem.

Une ne asnje moment nuk kam thene se nuk besoj te protesta e opozites, perkundrazi hyj te ato persona, qe jane realist ne thirrjen per proteste. Kam ftuar ne proteste ata qe e ndjejne te jene aty, sepse ne gjykimin tim protesta duhet te jete plot me njerez, qe kane hall, kane nevoje te ngrene zerin.

Une mund te kem per shume gjera pikepamje te ndryshme me kryetarin e PD, por bashkohem totalisht ne thirrjen per proteste dhe nuk me komplekson aspak fakti, qe protesten e therret Partia Demokratike, perkundrazi e pergezoj.

E perseris, une do dal, por jo per karrigen e ndokujt, por per te perditshmen tone duke e konsideruar si dem qe do kohe te riparohet per shoqerine tone.

Keshtu qe pak me korrekt, sepse kur nuk me pelqen diçka nuk kam nevoje ta thoni ju per mua, e them vete.
Flm dhe “pune” te mbare…!

Please follow and like us: