Grevë në fabrikën kryesore të sheqerit në Iran

NCRI – Sindikata e Punëtorëve të kompanisë Haft-Tapeh Sugarcane njoftoi se punëtorët e sektorit kanë organizuar grevë të hënën, më 25 dhjetor, në shenjë proteste për pagat e vonuara dhe dështimin e kompanisë për të paguar pesë muaj paga të papaguara.

Një nga punëtorët e Haft-Tapeh Sugar Cane tha se numri i punëtorëve grevistë ishte më shumë se 1,000 vetë, duke thënë se ata nuk janë të kënaqur me mungesën e besueshmërisë dhe premtimet e rreme të punëdhënësit privat të kompanisë së sheqerit.

Punonjësit në mënyrë të përsëritur janë mbledhur dhe kanë bërë grevë në shenjë proteste për situatën e tyre, duke përfshirë borxhet e pagave dhe mospagimin e pagave dhe primeve të tyre për muaj të tërë. Protestat janë intensifikuar që nga transferimi i kësaj njësie në sektorin privat.