Albspirit

Media/News/Publishing

Një balancë e re e pushtetit në Iran

NCRI – Javën e kaluar, Donald Trump bëri thirrje për sanksione të reja selektive ndaj Iranit, ndërkohë që zgjati lehtësimin e sanksioneve të gjera për herë të fundit nën marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Sanksionet selektive u bënë pjesërisht si përgjigje ndaj masave shtypëse të regjimit ndaj protestave në shkallë të gjerë mbarëkombëtare që kërcënojnë ekzistencën e tij.

Një nga njerëzit që u sanksionua ishte shefi i gjyqësorit iranian Sadegh Amoli Larijani, i cili ka urdhëruar punonjësit e tij të jenë të ashpër me protestuesit, gjë që çoi në 8,000 arrestime dhe kërcënime për dënim me vdekje.

Kjo pasoi takimin emergjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, të thirrur nga delegacioni i SHBA.

Në takim, ambasadorja e SHBA-së në OKB Nikki Haley tha: “Të mos ketë asnjë dyshim: Shtetet e Bashkuara mbështesin energjikisht ata në Iran që kërkojnë liri për veten, prosperitet për familjet e tyre dhe dinjitet për kombin e tyre”.

Me presionet e tanishme të brendshme dhe të jashtme mbi ndërtimin e Iranit, a do të ndryshojë kjo balancën e pushtetit në Iran? A mund të jetë në horizont Irani i lirë?

Aktivisti i të drejtave të njeriut Heshmat Alavi shkroi në Al Arabiya, se këto sanksione të reja fokusohen në thembrën e Akilit të Iranit, të drejtat e njeriut, duke u dhënë mbështetje morale protestuesve anti-regjim.

Ai shkroi: “Është shumë e qartë se zyrtarët iranianë vazhdojnë të shqetësohen për daljen e mundshme të Uashingtonit nga JCPOA dhe rrjedhimisht impaktin  ekonomik paralizues për regjimin e tyre. Sidoqoftë, me protestat që vazhdojnë në të gjithë vendin, shqetësimet e Teheranit shumëfishohen dhe zyrtarët e lartë po përballen me një bllokim shkatërrues “.

Please follow and like us: