Albspirit

Media/News/Publishing

E gjithë familja me nga një çmim Nobël

Në disa raste në gjak rrjedh flori. Nga ai që përbehen medaljet e çmimit Nobel. Të gjithë e njohim Marie Curie, të lindur Sklodowska, e cila është gruaja e parë që ka fituar Nobel në histori. Ajo ka marrë çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1903 së bashku me bashkëshortin Pierre Curie dhe çmimin Nobel në Kimi në vitin 1911.

Megjithatë pak e dinë që edhe dy vajzat e tyre, Eve dhe Irene e kanë vazhduar traditën e çmimeve Nobel.

Njëlloj me të ëmën, vajza e madhe Irène ia dedikoi jetën shkencës. Irene Joliot-Curie u nderua me çmimin Nobel në Kimi së bashku me të shoqin Frédéric Joliot-Curie në vitin 1935. Ata u martuan në vitin 1926 dhe i ndryshuan mbiemrat në Joliot-Curie. Irene dhe Frederic patën dy fëmijë që janë gjithashtu shkencëtarë me zë, Helene, fizikane dhe Pierre, me emrin e gjyshit, biokimist.

Ndërkohë edhe vajza e vogël, Eve ka pasur një kontakt të rëndësishëm me këtë çmim. Ajo u bë pianiste, gazetare dhe diplomate, por gjithashtu punoi në Greqi me United Nations Children’s Fund, UNICEF, ku i shoqi Henry Richardson Labouisse, Jr. ishte drejtor ekzekutiv. Organizata është nderuar në vitin 1965 me çmimin Nobel për Paqe.

Please follow and like us: