Albspirit

Media/News/Publishing

1945/70 emrat e komandantëve dhe përgjegjësit e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit

Divizioni i Mbrojtjes së Popullit ishte një strukturë kriminale operacionale në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila kontribuoi në shtypjen e çdo qëndrese antikomuniste dhe në konsolidimin e regjimit komunist, shkruan Kastriot Dervishi. Kjo strukturë kishte në dorë fatin e inteligjencies së vendit, e arsimuar kjo në universitetet më të mira të Europës. Për t’i njohur më mirë se cilët ishin komandantët e përgjegjësit që kishin marrë grada ushtarake, po publikoj një listë me 70 persona (e ndarë në dy pjesë) siç e kanë hartuar komandantët e tyre. Në këtë listë të vitit 1945 do vëreni persona pa arsim fare ose me arsim minimal, të cilët po dërgoheshin në shkollë oficerësh.

Lista e kuadrove:
1-Njazi Bracaj – komandant batalioni, kapiten II, 6 muaj përgjegjës në Brigadën II të Mbrojtjes së Popullit (MP), ka kryer 5 klasë fillore, është prej Skrapari.
2-Harrulla Myrtezai – komandant batalioni, me gradë kapiten II, 8 muaj përgjegjësi në Brigadën I MP, ka kryer 4 klasë fillore, është nga Berati.
3-Kolë Shome – komandant kompanie, me gradë toger, 12 muaj përgjegjësi në Brigadën XV Sulmuese, ka kryer 4 klasë fillore është nga Korça.
4-Hamdi Bajrami – komandant kompanie me gradë nëntoger, 7 muaj përgjegjësi në Brigadën e II Sulmuese, ka kryer 3 klasë fillore, është nga rajoni i Beratit.
5-Rushan Malo – Komisar batalioni, pa gradë, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën e VI të MP, ka kryer 5 klasë fillore. Është komandant nga rajoni i Delvinës.
6-Tefik Qamili – komandant kompanie, pa gradë, efektiv i Brigadës II, 10 muaj përgjegjësi, ka kryer 5 klasë fillore, është nga Vlora.
7-Hekuran Çaushi – komandant kompanie, pa gradë, 8 muaj përgjegjësi në Brigadën I Sulmuese, ka mbaruar 5 klasë fillore, është nga Vlora.
8-Miço Guri – komandant kompanie, me gradë togeri, 9 muaj në përgjegjësi në Brigadën II S, ka mbaruar 5 klasë fillore. Është nga Korça.
9-Beqar Panariti – komandant kompanie në Brigadën VII MP, 7 muaj përgjegjësi. Shkollë nuk ka bërë. Është nga rajoni i Korçës, pa gradë.
10-Vafsi Spaho – komisar kompanie në Brig V të MP. 7 muaj përgjegjësi me gradë nëntogeri, ka mbaruar 5 klasë fillore, është nga Babani i Korçës.
11-Teki Blushi – nënkomandant batalioni me gradë toger, 5 muaj përgjegjësi, në Brigadën e V të MP edhe nga Kolonja.
12-Vangjel Spiro – Komandant kompanie, 4 muaj përgjegjësi në Brigadën V MP, 4 klasë fillore, pa gradë nga Blushi.
13-Idriz Çelo – komandant kompanie me gradë togeri, 11 muaj përgjegjësi në Brigadën e XII S, ka bërë një klasë fillore. Është nga Konispoli.
14-Refat Karamani – nënkomandant batalioni, me gradë togeri, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII MP, shkollë s’ka bërë. Është nga Kurveleshi.
15-Osman Dino – komandant kompanie toger, 12 muaj përgjegjësi në Brigadën III të MP. Shkollë s’ka bërë, është nga Mallakastra.
16-Jani Skrapi – komandant kompanie, pa gradë, 3 muaj përgjegjëi në Brigadën III të MP, ka kryer 5 klasë fillore, është nga Korça.
17-Bilal Xhajo – komandant kompanie, me gradën nëntoger, efektiv i Brigadës V MP, 10 muaj përgjegjës, 2 klasë fillore, është nga Mokra.
18-Xhevit Potoni – nënkomandant batalioni, efektiv i Brig V MP, 9 muaj përgjegjësi, ka kryer dy klasë fillore, është nga Skrapari, mban gradën toger.
19-Ramadan Qenami – komandant kompanie me gradë nëntoger, ish në Brigadën II S, 6 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 4 klasë fillore.
20-Haxhi Islami – nënkomandat batalioni, Brigada VII MP, 6 muaj në përgjegjësi, është nga Skrapari, ka kryer 5 klasë fillore, mban gradën toger.
21-Mete Senishta – komandant kompanie në Brigadën V të MP, 18 muaj përgjegjësi, shkollë s’ka bërë. Është nga Sinishta dhe mban gradën toger.
22-Bajram Adili – komandant kompanie në Brigadën V MP, 5 muaj përgjegjësi, ka kryer 3 klasë fillore, është nga Kavaja, mban gradën toger.
23-Syrja Salihalli – komandat kompanie në Brigadën IV MP, 4 muaj përgjegjësi, ka kryer 3 klasë fillore, është nga Mallakastra, mban gradën toger.
24-Cane Zaloshi – komandant kompanie në Brigadën VII MP, 9 muaj përgjegjësi, 5 klasë fillore, është nga Gjirokastra, toger.
25-Karafil Lengo – komandant kompanie, në Brig VIII MP, 4 muaj përgjegjësi, ka kryer 3 klasë fillore, është nga Gjirokastra, gradë nuk mban.
26-Boran Meçani – komisar kompanie në Brigadën e VI MP 4 muaj përgjegjësi, 1 klasë fillore, nga Gjirokastra, pa gradë.
27-Xhorxhi Vito – komisar në Brigadën V MP, 2 muaj përgjegjësi, pa shkollë, nga Zagoria e Gjirokastrës. Pa gradë.
28-Maze Dushani – komisar kompanie në Brigadën I MP, 6 muaj përgjegjësi, është nga Kurveleshi, 2 klasë fillore, nuk ka gradë.
29-Remzi Hila – zëvendëskomandant kompanie në Brigadën IV MP, 7 muaj përgjegjësi, ka kryer 3 klasë fillore, nga Pogradeci, nuk ka gradë.
30-Resul Alikaj – komandant batalioni, toger, në Brigadën e IV MP, 5 muaj përgjegjësi, 5 klasë fillore, nga Korça.
31-Jani Spiro – komandant kompanie në Brigadën IV MP, 8 muaj përgjegjësi, 5 klasë fillore, pa gradë nga Delvina.
32-Jani Papa – komandant kompanie në Brigadën IV MP, 5 muaj përgjegjës, nga Qarku i Gjirokastrës, pa gradë, 5 klasë fillore.
33-Nebi Dule – nënkomandant kompanie, pa gradë, në Brigadën e VII MP, 16 muaj përgjegjësi, shkollë s’ka bërë, gradë s’ka. Është nga Këlcyra.
34-Hysen Bajrami – komandant kompanie në Brigadën e VII MP, 16 muaj përgjegjësi, pa shkollë, pa gradë, nga Vlora.
35-Riza Dino – komandant kompanie me gradën nëntoger në Brigadën I MP, 10 muaj përgjegjësi, pa shkollë nga Mallakastra.
36-Velo Seferi – komandant kompanie në Brigadën IV MP, pa gradë, 6 muaj përgjegjësi, ka mbaruar 2 klasë fillore, është nga katundi Picar.
37-Halil Xhela – komandant kompanie, pa gradë, në Brigadën I MP, 7 muaj përgjegjësi, shkollë s’ka bërë.
38-Koli Thoma – zëvendës komandant batalioni, toger në Brigadën I MP, 6 muaj përgjegjësi, është nga Boboshtica.
39-Zenel Binozi – komandant kompanie në Brigadën III, 4 muaj përgjegjës, shkollë s’ka bërë, është nga Korça, gradë nuk ka.
40-Thoma Mori – komisar kompanie, pa gradë, në Brigadën IV MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Gjirokastra, ka kryer 5 klasë fillore.
41-Rrapo Çaçi – zëvendës komisar kompanie. Nëntoger në Brigadën I MP, 10 muaj përgjegjësi nga Nivani. 5 klasë fillore.
42-Shaban Karamani – komandant kompanie, në Brigadën VII MP, 8 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 3 klasë fillore, nuk ka gradë, ka kryer 3 klasë fillore, 15 muaj përgjegjësi, nuk ka gradë.
43-Burhan Beqari – komandant batalioni në Brigadën III MP, është nga Vlora, 1 klasë e mesme, 15 muaj përgjegjësi, mban gradën kapiten II.
44-Hasan Mero – komandant batalioni në Brigadën VII MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Korça, pa shkollë, është nga Konispoli, mban gradën kapiten II.
45-Llazi Palluqi – komandant batalioni në Brigadën VIII MP, 4 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 1 klasë të mesme, nuk ka gradë.
46-Nikolla Xhuveli – zëvendëskomisar kompanie në Brigadën VI MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Vlora, mban gradën nëntoger. Ka kryer 5 klasë fillore.
47-Hilmi Boshaj – komiras kompanie, me gradë togeri, ka qenë në Brigadën II MP, 10 muaj përgjegjësi, është nga Kurveleshi, me fillore.
48-Muçi Çobani – komirar batalioni në Brigadën V të MP, 4 muaj përgjegjësi, është nga Pogradeci, 5 klasë fillore, mban gradën kapiten II.
49-Sabri Pleshishti – komandant kompanie në Brigadën II MP, 14 muaj përgjegjësi, pa shkollë, mban gradëntoger.
50-Neki Tefiku – komandant kompanie në Brigadën V të MP, 8 muaj përgjegjës, nga Mallakastra, pa shkollë, mban gradën e nëntogerit.
51-Hamit Kotomi – komandant kompanie në Brigadën IV S, 7 muaj përgjegjësi, nga Fieri, ka kryer 5 klasë fillore, mban gradën e nëntogerit.
52-Zenel Xhemali – komandat kompanie në Brigadën IV MP, 6 muaj përgjegjësi, është nga Delvina, ka mbaruar 3 klasë fillore, s’ka gradë.
53-Nevruz Zereci – komandant kompanie në Brigadën III MP, 11 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 5 klasë fillore, mban gradën nëntoger.
54-Selman Vishocica – komandant batalioni në Brigadën VII të MP, 8 muaj përgjegjësi, nga Korça, shkollë s’ka, mban gradën kapiten II.
55-Feçor Ismaili – nënkomandant batalioni në Brigadën VI MP, 10 muaj përgjegjësi, është nga Mallakastra, shkollë s’ka bërë, mban gradën kapiten I.
56-Tefik Qerimi – nënkomandant batalioni, Brigada VI MP, 10 muaj përgjegjësi nga Mallakastra, shkollë s’ka bërë, mban gradën toger.
57-Jahe Çollaku – nënkomand kompanie në Brigadën IV MP, 3 muaj përgjegjësi, është nga Skrapari, ka mbaruar 4 klasë fillore, gradë nuk ka.
58-Sabri Shkëmbi – nënkomandant batalioni, Brigada IV MP, 5 muaj përgjegji, është nga Skrapari, 3 klasë fillore, mban gradën toger.
59-Llambi Miho – nënkomandant kompanie në Brigadën IV, 5 muaj përgjegjësi, është nga Delvina, shkollë s’ka bërë, gradë s’ka.
60-Koçi Vodica – komandant kompanie në Brigadën I, 8 muaj përgjegjësi, është nga Korça, 4 klasë fillore, gradë nuk ka.
61-Shpend Sherifi – nënkomandant kompanie në Brigadën II MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Tropoja, 5 klasë fillore, gradë nuk ka (ky emër shënohet me pikëpyetje).
62-Haxhi Nexhipi – komandant kompanie në Brigadës VII MP, 7 muaj përgjegjës, shkollë s’ka bërë, është nga Roskoveci, mban gradën nëntoger.
63-Hamdi Çobani – komisar batalioni në ish Brigadën VII MP me gradë kapiten II, 5 klasë fillore, 5 muaj përgjegjësi, nga Nepravishta.
64-Sinan Qerimi – zëvendëskomandand kompanie, pa gradë, pa shkollë, 8 muaj përgjegjësi, ka qenë efektiv i Brigadës III MP, është nga Vlora.
65-Foni Thano – ish-komisar batalioni me gradë kapiten II, 5 klasë fillore, tash komirar i Kompanisë Speciale Kuçovë.
66-Rushan Malo – komisar batalioni, 5 klasë fillore, 4 muaj përgjegjësi në Brigadën VI MP, pa gradë, është nga Delvina.
67-Muharrem Pojani – komandant kompanie, 11 muaj përgjegjësi në Brigadën IV MP, pa shkollë, është nga Pojani, toger.
68-Tare Mevlani – zëvendëskomandant batalioni, ka mbaruar 3 klasë fillore, 5 muaj përgjegjësi, dikur në Brigadën IV MP, ka gradën toger. Është nga Mallakastra.
69-Tefik Fetahi – komandant kompanie, 5 klasë fillore, 8 muaj përgjegjësi në Brigadën IV MP, gradë nuk ka, është nga Mallakastra.
70-Jorgo Papa – komandant kompanie në Batalionin Special të Delvinës, ka mbaruar 3 klasë fillore greke, është nga Grava e Konispolit, gradë nuk ka.

Please follow and like us: