“Qelben” KLP e KLGJ: Të dënuar, ish-sigurimsa dhe kopjacë

Partia Demokratike paraqiti prova të reja për kandidaturat e pëzgjedhura me short një ditë më parë për anëtarë të KLGJ dhe KLP, që sipas saj janë në kundërshtim me ligjin e në shkelje të rekomandimeve të ONM. Gazmend Bardhi tha se mazhoranca ka përfshirë në short dhe potencialisht ka emëruar kandidatë që deligjitimojnë të gjithë funksionionimin e KLGJ dhe KLP.

Gazmend Bardhi: Jo vetëm që një pjesë e kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të KLGJ dhe KLP nuk përmbushin kriteret kushtetuese dhe ligjore, por nga ana tjetër bëjnë të pavlefshme listën që i është dërguar Kuvendit për votim.

 

– Kandidati i përzgjedhur nga radhët e Avokatisë për anëtar të KLGJ, Sokol Lamaj, nuk ka paguar detyrimet tatimore por është subjekt i masave administrative.

 -Kandidati i përzgjedhur nga trupa e Pedagogëve për anëtarë të KLGJ, Ilir Panda. Sipas opinionit të dhënë nga ONM me 25 tetor 2017 ka konstatuar se ka qenë i angazhuar politikisht në nivele shumë të larta në të kaluarën.

– Kandidati i përzgjedhur nga trupa e avokatëve për anëtar të KLP, Kozma Jano. Ligji parashikon që kandidatët nuk duhet të kenë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit tëe Shtetit. Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sugurimit të Shtetit me pseudonimin ‘telefoni”.Gjithashtu Kozma Jano ka qenë kryetar i Partisë Komuniste për degën Lushnje.

– Kandidati i përzgjedhur nga Shoqëria Civile për anëtar të KLP, Alfred Balla. ONM ka konstatuar se ky kanddat nuk plotëson kriteret ligjore, nuk është i angazhuar në 5 vitet e fundit  në shoqërinë civile. Po ashtu platforma e paraqitur nga ky kandidat është plagjiaturë e një platforme të paraqitur nga një kandidat tjetër i skualifikuar më parë.

 

Dokumentat për paligjshmërinë e kandidatëve të PS për KLGJ/KLP, sipas PD

Foto Kozma Jano spiun 1 dhe 2 provojnë së kandidati për anëtar KLP ka qene bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ne vetëdeklarimin per lidhje me ish Sigurimin, ka deklaruar “jo”.

-Është rekrutuar kur ka punuar në Portin e Durrësit në vitin 1977 nga operativi Sefer Alikaj. Ka pasur qëllim agjenturën brenda policisë. Është bashkëpunëtor (informator) i Sigurimit. Katela model 2 e tregon këtë.

-Po ashtu, me vendimin nr.13, datë 19.4.1996 (nr.10 i vendimit), komisioni “Mezini”, i ka ndaluar kandidimin në emër të subjektit politik Partia e Unitetit Kombëtar (vendimi bashkëlidhur)

Foto Kozma Jano komunist fakton kandidimin ne 2011 per partine Komuniste ne Lushnjë.

 

Blloku i fotove në PDF ka këtë renditje:

1.      Vërtetimi nga Drejtoria e Tatimeve se kandidati Sokol Lamaj rezulton me gjoba për mospagesën e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetëspre 20 mijë lekë.

2.      Deklarimi i ONM se Andi Muratej dhe Alfred Ballaj duhet të skualifikohehsin nga Parlamenti për mospërmbushjen e kritereve dhe mungesën e integritetit të lartë moral që duhet të ketë një anëtar I KLP.

3.      Deklarimi i ONM që vë në dukje angazhimin shumë të lartë politik të Ilir Pandës.

 

KANDIDATËT PËR KËSHILLIN E LARTË TË GJYQËSORIT

Nga radhët e Avokatisë: Arben Vani, Sokol Lamaj

Nga radhët e pedagogëve: Erion Muharremaj, Ilir Panda

Nga radhët e shoqërisë civile: Altin Hazizaj.

KANDIDATËT PËR KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË

Nga radhët e Avokatisë: Kozma Jano, Floreta Gjini

Nga radhët e pedagogeve: Eneida Sema, Mirela Bogdani

Nga radhët e shoqërisë civile: Alfred Balla.