Albspirit

Media/News/Publishing

Tinka Kurti shtrohet në spital

Aktorja e madhe Tinka Kurti është shtruar me urgjencë në spital. Lajmi konfirmohet për “Gazetën Shqiptare”, nga burime të afërta me aktoren.

Të njëjtat burime saktësuan se aktorja është ekzaminuar në një nga spitalet e kryeqytetit, duke shfaqur probleme në mushkri.

Aktorja po merr ndihmën mjekësorë dhe mësohet se është nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve.

Kujtojmë se aktorja do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan e famshme “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës.

Please follow and like us: