Albspirit

Media/News/Publishing

Arabi Saudite, gratë për herë të parë në stadium

Rokadë historike në Arabinë Saudite. Për herë të parë në histori, gratë janë lejuar që të shohin një ndeshje futbolli në stadium.

Vendimi për të hequr ndalimin për të parë ndeshjet “live”, ishte njoftuar tetorin e shkuar dhe në Gedda, për një ndeshje të kategorisë superiore saudite, janë parë tifozet e para në sektorët të rezervuar për to, ku nuk mungonin banjat për femrat dhe zonat e lutjes.

Nga dhënia e njoftimit, te zbatimi i vendimit, ishin të nevojshme disa modifikime të strukturës së disa stadiumeve.

Ndeshja mes Al Ahli dhe Al Batin u luaj në stadiumin e Gedda-s dhe tifozët kanë mundur të shijojnë takimin në “seksionet për familjet” të ndërtuara posaçërisht.

Please follow and like us: