Albspirit

Media/News/Publishing

Duka: FSHF ka arritur shumë me drejtimin tim

I ftuar në emisionin sportive “Rubrika Sportive” në RTSH  kreu i FSHF Armand Duka ka folur rreth kandidimit të tij  dhe sukseseve që mund të ketë arritur në krye të këtij institucioni.

 

Duka u shpreh se  nuk është i vetmi që mund të drejtojë Federatën Shqiptare, por sipas tij me kandidaturat e paraqitura është më i miri, ndërsa foli dhe për akuzat e Finos për mos dorëzimin e listës së votuesve.

 

I kam dëgjuar akuzat e Finos se është një garë e padrejtë dhe kërkonte listën e delegatëve. Besoj se kush do të jetë delegatë pak a shumë dihet, nuk është diçka anormale e gjitha kjo. Lista e këtyre delegatëve do të shpërndahet së shpejti dhe këtu nuk ka një shkelje gare.

Nuk jam unë i vetmi që mund ta bëjë këtë detyrë, por unë kam qenë një ndër personat e vetëm që kam zgjedhur të jem në krye të Federatës.

E njoh shumë mirë futbollin, kam marrë shumë eksperiencë nga kjo kohë e gjatë që kam shërbyer për futbollin. Nuk jam i vetmi që mund ta bëjë këtë detyrë, por nga këto që janë paraqitur, them se jam më i miri”, është shprehur Duka.

Please follow and like us: