Albspirit

Media/News/Publishing

Pronari çon me pushime në Francë… 6400 punonjës

Shefi ekzekutiv i kompanisë kineze “Tiens”, u paguan pushimet në Paris 6400 punonjësve të tij. Miliarderi Li Jinyuan tha se do të festojë 20-vjetorin e themelimit të kompanisë, duke u dhënë edhe çmime punonjësve më të mirë të stafit. Kështu, punëtorët nisën pushimet e tyre dhe ata janë fotografuar në portin e Nicës, të veshur identikë me kapele të kaltra dhe T-shirt. Ata thonin fjalët: “Ëndrra e Tiens është Nica dhe Riviera Franceze (Cote d’Azur)”. Jinyuan u falenderua edhe nga ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius. Mediat franceze vlerësojnë se udhëtimi kap shifrën e 13-20 milionë eurove.

Please follow and like us: