Romani “Kukulla” i Kadaresë botohet italisht

Në 1994 Ismail Kadare niset nga Parisi për në Tiranë. Nëna e Ismailit po vdiste dhe i vëllai e paralajmëroi me shpresën që ai mund ta gjente gjallë, sa ta përshëndeste. Ajo është në koma dhe është në shtëpinë e së motrës për një kujdes më të mirë. Kushëriri i Ismailit e  ka marrë në krahë, sepse ishte e lehtë, si të ishte letër. Një kukull letre, mendon Ismaili, dhe e kupton se asgjë nuk ka ndryshuar.

Kështu nis shkrimi për botimin në gjuhën italiane të roamnit “Kukulla”, rrëfimit të Ismail Kadaresë për të ëmën në “mangialibri”.

Shënohet se siç rrëfen Kadare, e ëma ishte e lehtë kur ecte, sa pothuaj nuk i prekte shkallët, e lehtë ishte edhe mënyra se si ajo fliste.

Kur kukulla në vitin 1933 arriti në shtëpinë e bashkëshortit duhet të jetë ndjerë shumë e impresionuar për shkak të ndryshimit dhe për shkak “tri të panjohurave të mëdha që e prisnin: i shoqi, shtëpia dhe vjehrra”

E nxehur, nëna e bashkëshortit të saj, kishte zgjedhur pikërisht atë çast për të shpallur zyrtarisht “mbylljen” e saj siç e diktonte zakoni: gratë më të vjetra, në një farë kohe, vendosin të qëndrojnë të mbyllura në shtëpi deri në fund të ditëve të tyre.

Nisin “proceset”, siç i quan Ismaili, që i kujton mirë, sepse në atë kohë ai ishte djalosh. Procesi në shtëpinë “Kadare” duhej  herë pas here të zgjidhte konfliktet mes Kukullës dhe vjehrrës, për të dekretuar se kush kishte të drejtë.

Shkrimtar, poet, eseist e më shumë se një herë kandidat për Çmimin Nobel, Ismail Kadare në këtë roman tregon për jetën e nënës së tij, nën titullin “Kukulla”. Si gjithnjë kur ndiqn gjurmët e jetës së një personi, nuk tregohen vetëm episodet. Shpesh flitet për atë që nuk është thënë.

Nuk është rastësi që autori, duke reflektuar në punën e tij si shkrimtar, citon romanet e pashkruara si më të mirar dhe shtëpia në Gjirokastrës, është një shtëpi e madhe që e frikëson Kukullën – “shtëpia më ha mua” duket sikur thotë. Duke portretizuar nënën e tij, Kadare flet për veten, letërsinë dhe historinë komplekse të Shqipërisë midis viteve ’30 dhe ’90.

Shqipëria e Ismail Kadaresë, “Kukulla”, apo nëna, portreti i së cilës sjellë në vitet e fundit, fillimisht si kapitull brenda librit ‘Mëngjeset në Kafe Rostand- motive të Parisit’ dhe më vonë si roman më vete, duket sikur të jetë jo thjesht imazhi femëror plotësues, por personazhi qendror i krejt veprës letrare të shkruar dhe publikuar deri më tash prej Kadaresë.