Albspirit

Media/News/Publishing

Pronat e bujshme të shqiptarëve në Greqi

Kërkimi i pronave ekzistuese ndër vite në Greqi e ka një kosto për vendin fqinj dhe kjo është arsyeja përse grekët hezitojnë. Kosto që nuk janë të vogla jo vetëm për shkak të numrit të pronave por edhe për vendndodhjen e këtyre objekteve në zemër të qyteteve të rëndësishme të Greqisë, objekte që u sekuestruan të gjitha menjëherë pas ligjit të luftës.

E nëse i çelet drita jeshile të drejtës së pronës për shqiptarët qoftë dhe në mënyrë të kufizuar, një ndër ndërtesat e para që do të ngjallte kërshëri për fatin e saj është shtëpia e ish kryeministrit shqiptar Hasan Prishtina me prejardhja nga Vushtria e Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë që kishte në pronësi një shtëpi-pallat mu në zemër të një nga qytet-portet më të rëndësishme si ai i Selanikut. Kjo prone e hershme nuk u iu rikthye kurrë shtetit shqiptar pikërisht për shkak se pati fatin e shumë pronave të tjera të sekuestrohej si pasoje e dekretit të dates 10 nëntor të 1940-ës me datë 2636/40.

Shteti shqiptar ju kthyen vetëm eshtrat e ish kryeministrit Hasan bej Prishtina, në vitin 1976. Por nëse ligji i luftës do të shfuqizohej atëherë a do t’i lindte e drejta shtetit shqiptar për të kërkuar këtë prone apo Kosovës, në mungesë të trashëgimtarëve të drejtperdrejtë të ish kryeministrit Hasan Prishtina?/konica.al/

Please follow and like us: