Albspirit

Media/News/Publishing

Sot zgjidhen me short 10 emrat për KLGJ dhe KLP

Sot për herë të tretë, shorti në komisionin ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë do të përcaktojë përfundimisht 5 anëtarët për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 5 anëtarët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë që vijnë nga jashtë sistemit gjyqësor.

Pas dështimit të dy listave në parlament të cilat nuk arritën të merrnin 94 vota, aq sa duheshin për të kaluar, këtë herë votat në Kuvend nuk janë më vendimtare.

Sipas ligjit, edhe nëse kjo listë nuk merr 94 vota sa thotë ligji, lista me 10 anëtarët për këto dy këshilla do të konsiderohet e miratuar, duke i hapur rrugë ngritjes së këtyre institucioneve.

Opozita nuk ka dhënë konsensus për emrat e përzgjedhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, pasi i cilëson si të skualifikuar nga ONM dhe me probleme me ligjin.

Krijimi i këtyre dy këshillave do t’i hapë rrugë ngritjes së 2 organeveve më të rëndësishme të reformës në drejtësi, siç janë Prokuroria Speciale dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, që sipas ligjit krijohen 2 muaj pasiKëshillit të Lartë të Prokurorisë.

Por votimi i emrave në parlament është vetëm gjysma e punës, pasi për të ngritur këto institucione që përbëhen nga 11 anëtarë, duhet të plotësohen edhe emrat e 6 prokurorëve dhe gjyqatrëve që vijnë nga brenda sistemit.

Këto emra do të jenë gati sapo të kalojnë vetingun që është i programuar për në fund të muajit shkurt.

Ndërkohë që e vetmja mundësi që 5 kandidatët që vijnë nga jashtë sistemit të mos miratohen, është të marrin 94 vota kundër në parlament, gjë që e kthen procesin nga fillimi.

Please follow and like us: