Albspirit

Media/News/Publishing

Paloka-Fevziut: Ti e shpëtove Tahirin nga arrestimi

I ftuar në emisionin “Opinion” deputeti demokrat Edi Paloka ka replikuar ashpër me drejtuesin e emisionit Blendi Fevziu. Paloka ka bërë “fajtor” Fevziun për mosarrestimin e Saimir Tahirit.

Sipas tij intervista e Tahirit e dhënë në Opinion, bërë Ramën të ndihej i kërcënuar dhe e mori në mbrojtje.

“Fevzi, ti e ke fajin që Tahirin e mori në mbrojtje Rama. Po mos të vinte të qante Tahiri këtu Rama nuk do e merre në mbrojtje. Kur ai e  pa Tahirin që po qante këtu, tha se ça do bënte kur do shkonte në Prokurori. Çdo gjë që Rama bën për të mbrojtur Tahirin nuk e bën realisht për atë, por për të mbrojtur veten. Nuk e kërcënoi me deklaratën ‘s’keni parë gjë akoma’,  Rama u kërcënua kur e pa që po qante këtu në studio”, u shpreh Edi Paloka.

Please follow and like us: