Boksierja Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Hungari

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Hungari. Donjeta Sadiku është sportistja e radhës që i sjell medalje të artë Kosovës. Boksierja nga Kosova ka fituar turneun ndërkombëtar “Bocskai Istvan” të mbajtur në Debrecen të Hungarisë. Sadiku në finale mposhti boksieren kroate, Sara Behram dhe në fund fitoi medaljen e artë. Këtë fitore dhe medaljen e artë në Hungari për Sadikun e konfirmoi trajneri i saj, Besim Brahimi me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook. Vlen të theksohet së në gjysmëfinale, Donjeta fitoi ndaj hungarezes Olah Eszier, e cila e ndërpreu meçin në raundin e dytë.