Albspirit

Media/News/Publishing

Laert Vasili: Do rikandidoj për postin e Drejtorit të Teatrit Kombëtar

Me anë të një postimi në Facebook, aktori dhe regjisori, Laert Vasili bën të ditur se rikandidon për drejtor të Teatrit Kombëtar.

“Të dashur miq, pas një sërë takimesh, dëgjimesh, propozimesh dhe falë këmbënguljes sime në bindjet e mia mbi Theatrin dhe të ardhmen e tij europiane vendosa të rikandidoj për postin e Drejtorit Artistik të Teatrit Kombëtar, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së Ministrisë së Kulturës”, shkruan Laert Vasili.

Ai kandidoi edhe para 4 vitesh përballë Hervin Çulit, por nuk fitoi.

Please follow and like us: