Shkarkohet Rebani Jaupaj dhe emërohet Xhovalin Lokaj, zv.drejtor i Policisë së Shtetit

Pas emërimit të Ardi Veliajt si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka të tjera lëvizje në radhët e policisë.

Mbrëmjen e sotme është shkarkuar nga detyra e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rebani Jaupaj, dhe në vend të tij është emëruar Xhovalin Lokaj. Ndërsa  Jaupaj është emëruar Drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit,duke zëvendësuar në këtë detyrë Shaban Nexhin.

Më herët Jaupajj u komandua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë,pas shkarkimit të Haki Çakos, ndërsa Lokaj më herët ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Shkodrës.