Aktori Neritan Liçaj: Rama, artisti që nuk bëri asgjë për artin. Jetojmë në diktaturë!

Aktori Neritan Liçaj ka folur me tone të ashpra, për përplasjen mes aktorëve dhe Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Sipas tij me anë të ligjit Kumbaro, po kërkon të marrë të gjithë pushtetin mbi artin, por edhe Teatrin Kombëtar për të ndërtuar aty një kullë. Në një intervistë për Syri.net, Liçaj theksoi se sot po jetojmë në diktaturë, duke shtuar se dhe në kohën e Enver Hoxhës artistët kishin një status, ndërsa sot jo.

Pjesë nga intervista e Neritan Liçaj

‘Është një ligj i papranueshëm, është një ligj antikushtetues. Gjithë kjo frymë e ndryshimeve në ligj, ka për qëllim atij territori që i janë qepur prej vitesh. Ministrja kërkon të ketë të gjithë pushtetin e artit, dhe nëse të gjitha institucionet kalojnë në duart e ministres atëherë kemi të bëjmë me diktaturë.

Kemi nevojë të kethjmë sistemin monist të arteve, unë them që jo. Ne po ndërmarrim hapat tona, ne kemi kërkuar një takim me minist6rinë, të cilin ministrja e ka pranuar për të na treguar. Këtu e gabim ministrja. Ajo ka kërkuar që ne të shkojmë në ministri dhe të na tregojë arrogancën, por ne i kemi thënë jo. Le të vijë ajo në teatrin Kombëtar, ta ndiejë dhe ajo të ftohtin si ne, po ashtu si dhe i vëllai i saj që punon prej vitesh aty. Ne kemi kërkuar një takim me ministrin dhe dëgjesa të jetë publike. Ne jemi për dialog.  Të gjithë artistët jemi bllok, por mund të ketë një qark të shkurtër njerëzve të drejtorit. Drejtori, unë nuk komunikoj me të. Ai reagoi sot dhe reagoi shëmtuar, sepse nuk na lejoi të futeshim në sallë, kërkoi zbatimin e ligjit. Shumë dakord që ai kërkon zbatimin e ligjit, por në këto 4 vjet ai a e ka zbatuar ligjin. Unë shpresoj që të reagojë kryeministri i pari për mbrojtjen e artistëve. Është pak e vështirë të besohet se gjithçka e ka bërë Kumbaro. Unë shpresoj që kryeministri të reagojë në krahë të artistëve,sepse është artist dhe gjak artisti. Kur erdhi Rilindja në Shqipëri, kam qenë me shumë shpresa. Ishte hera e parë në Shqipëri që kryeministri ishte artist, dhe thashë se për herë të parë problemet tona po zgjidhen,por në fund ishte një zhgënjim shumë i madh. Ne nuk kemi më asnjë llos statusi, që edhe në kohën e Enver Hoxhës e kemi patur një lloj statusi. Sot ne jemi numra, nuk kemi asnjë lloj gjëje që të na mbrojë. Toka e teatrit është tokë shtetërore por nuk është tokë e qeverisë, siç nuk është Butrinti për të bërë qofte dhe sallam, ka ca limite. Këta këtë nuk kuptojnë, nga mbrapa xhamave të makinave të blinduar, ata nuk shohin se çfarë bëhet, kjo është diktaturë. De fakto është diktaturë. Kjo është diktaturë populiste, ke shembullin Rama, merr timonin timonieri dhe bën me to ç’të dojë. Unë periudhën e Enver Hoxhës e lashë pas dhe nuk dua ti kthehem më. Më thotë një ditë im bir, i madhi ku pa Rilindasin në televizor, ore pse është me nerva përherë ky. Dhe unë u ktheva e pashë, dhe po e dëgjoja, duke folur me ultimatume. Unë akoma nuk e kuptoj kujt i flet me nerva dhe me ultimatume ai, pse i ka kaq inat shqiptarët’, tha Liçaj.