Albspirit

Media/News/Publishing

Gazeta më e madhe në shqip, sot ka përvjetorin

ILIR SECI/GAZETA “RILINDJA”

Sot asht pervjetori i Gazetes “Rilindja” të Kosoves, numri i pare i se cilës doli në qytetin e Prizrenit në datën e sotme, 12 shkurt, të vitit 1945. Plot 73 vjet ma parë kjo gazete u ba mediumi i shqiptareve të Kosoves. Per vite me rradhe kjo gazete mbajti dhe zhvilloi shtypin shqiptar duke u kthye në nje shkolle të gazetarisë shqiptare në Kosovë. Ne kushtet e kohes së Jugosllavisë, kjo gazete mbrriti me gjakue shqip duke u ba emën i dashtun per lexuesit shqiptarë. Gazeta mblodhi ne redaksine e vet shume nga emnat e njoftun të publiçistikës dhe letërsisë shqipe në Kosove. Stafi i kesaj gazete ishin edhe bërthama krijuese e LDK-së në vitet ‘90, në fillimet e kësaj Lëvizje, dhe bash per këtë arsye kjo gazetë u mbyll nga regjimi i Beogradit në atë kohë.
Mbas mbylljes se kësaj gazete ne Prishtine nga regjimi i Millosheviçit, në vitin 1993, gazeta “Rilindja” filloi me dalë në Tiranë, fillimisht në mjediset e nji shpie tiranase në rrugen mbrapa Muzeut Historik Kombëtar dhe ma vonë në redaksinë te Rruga “Myslym Shyri”.
Kur erdhi në Tiranë, gazeta “Rilindja” solli nji tjeter frymemarrje në shtypin shqiptar të asaj kohe. Gazeta “Rilindja” erdhi në Tiranë në nji kohe kur shtypi në Shqipnine e mbas ndryshimeve te vitit 1991, e kishte kuptue lirine e shprehjes si nji liri-papërgjegjshmëri, deri në shthurje. Ne tregun e shtypit shqiptar asokohe kishin gjetur lulezim gazetat tip tabloidesh, perhere ne kerkim te sensacionit, skandalit, shpifjes, papergjegjshmenisë. Prototipin e ketij modeli shtypi te papergjegjshem e perbante gazeta “Koha Jonë” e asaj kohe, gazeta qe luajti ma së shumti me zjarrin e papergjegjshmerise deri në piken kulmore të ngjarjeve të vitit 1997 ne Vlorë. Kur doli në Tirane në vitin 1993, gazeta “Rilindja” solli para lexuesve ne Shqipni modelin e shtypit normal, shtypit objektiv qe sjell lajmin ashtu siç asht pa u perpunuar nga opinionistet, pa nderhyrje redaksionale. Ndryshe nga shtypi i tabloideve qe u servirte lexuesve lajme te ripertypura në redaksi, “Rilindja” rrezatonte pjekuri, pergjegjshmeri, atdhedashuri, staturë morale, pasuri kulturore. Gazeta “Rilindja” botohej perdite me nga 16 faqe, ne faqet e para kishte lajmet kryesore nga vendi, ne mbrendi kishte faqet me analiza dhe opinione nga emrat e njohur te publiçistikes, kishte faqet e perhershme letrare, te historise, kultures, faqet per femije, faqet e argetimit, të tanë lëmite e jetes.
Ardhja e gazetes “Rilindja”, si model pjekurie profesionale ne mesin e shtypit te papërgjegjshëm te Tiranes, vetekuptohet qe nuk u prit mirë. Ne vitin 1995 ne nje seri shkrimesh te botueme ne gazeten “Zëri i Popullit”, ish-sigurimsi Neshat Tozaj e pati kercenuar publikisht gazeten “Rilindja” duke thanë se “Po te duan serbët e mbyllin edhe ne Tirane gazetën “Rilindja”, ashtu si e kane mbyllur ne Prishtine.”
Kam pasë fatin me qenë gazetar, pjestar i redaksisë së kësaj gazete kur doli në Tiranë, ku jam njoftë me shume nga gazetaret e kesaj gazete, për te cilet ruaj respektin dhe nderimin ma te madh. Me disa nga keta kolegë jemi njohur edhe familjarisht dhe ruajme lidhjet edhe sot e kesaj dite, anipse pse jemi larg. Ne këtë redaksi njoha Ramadan Musliun, Skender Zogajn, Mehmet Gjatën, Mehmet Krajën, Jusuf Buxhovin, Enver Robellin, Ramush Tahirin, Gani Mehmetin, Sabaudin Krasniqin, e tjere…
Per fat të keq “Rilindja” ky institucion i fjales sot nuk botohet ma, as ne Prishtine dhe as ne Tirane, sepse edhe shtypi shqiptar ne Kosoven e mbas vitit 1999 u orientua nga sensacionalizmi i tabloideve njejte si Tirana e mbas vitit 1991…
Sot gazeta “Rilindja” i mungon lexuesve qe kerkojne nje gazete qe ka si të shenjta : profesionalizmin, pergjegjshmerine, respektin ndaj ndjekësve. Mungesa e gazetes “Rilindja” sot asht edhe ma e trishte kur kemi parasysh portalet e sotme në nivel analfabetesh, portale që gëlojne papërgjegjshmërisht nëpër portale si fyerje per inteligjencen njerezore.
Vertete e dhimbshme mungesa e gazetes “Rilindja” kur sheh se sot shtypi shqiptar, si ne Shqipni ashtu edhe ne Kosove nuk e ka nje gazete institucion, besueshmeria e se ciles nuk vihet në dyshim…

Please follow and like us: