Kumbaro del bllof, Bingon te Teatri e firmosi Rama

Në përgjigjen që i dha Robert Ndrenikës dhe përmes tij, të gjithë aktorëve që protestojnë për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro kujtoi heshtjen e tyre kur në ambjentet e Teatrit ishte vendosur një Bingo.

Por ish-drejtori i Teatrit Eksperimental, Kastriot Çipi publikoi një dokument në rrjetet sociale që tregon se firmën për të shndërruar Teatrin në Bingo e kishte hedhur Edi Rama.

Ndërsa për kullën te teatri, Çipi i shkruan ministres se ideja e ndërtimit të Teatrit brenda një kulle ishte e vëllait të saj, kur ishte këshilltar i ministrit të Kulturës, Blendi Klosi