Albspirit

Media/News/Publishing

Nikolla Llambro: In memoriam Jorgo Anastasi…

Dajua im i mrekulkushëm. Një njeri i rallë me zemër të madhe, gojë ëmbël dhe duar artë. Një axhustator, mjeshtër jo vetëm për tërë makinat e shkrimit dhe ato llogaritëse. Bashkëshort shembëllor e prind i mrekullushëm, mik, shok i besës e gojë ëmbël. Dajë Jorgua të fliste hapur, drejtë, me ndershmëri dhe sinqeritet. E kush nuk e njihte, kush nuk e donte e respektonte Usta Jorgon në Gjirokastër dhe jo vetëm… Po ashtu, ndihmonte dhe rregullonte difektet në Sarandë, Tepelenë, Përmet…Ne nipat e tij e donim se na donte dhe krenoheshim me të.
Ikja e tij nga jeta la tek të tërë ne një boshllëk të pazëvëndësushëm, por edhe tek shokët e miqtë e tij .
Do mbetesh i paharuar në zemrat tona Dajë Jorgo, tek ne dhe fëmijtë tanë që aq shumë të donin e i doje! I paharruar dajua im i mirë, dajua im gojë ëmbël!

Jorgo Anastasi – Mjeshtri i Riparimit të Makinave të Shkrimit, e një Qitës i Dalluar në Kampionate Kombëtare i Ekipit të Luftëtarit!

Poshte klubit te Gjuetareve, disa metra mbi Portën e Hanit te Stavros, ne vitet e para të pas-çlirimit u hap dhe dyqani i parë i riparimit te makinave te shkrimit, me ustallare te pare Jorgo Ksera e Llaqi Xhaxho. Më pas ne këtë dyqan filloi Jorgo Anastasi që prej andej doli ne pension duke përcjellë zanatin tek Gafur Toro dhe Pëllumb Mera.

Jorgo Anastasi mbeti ustai më i vjeter, me aktivitet edhe ne Sarandë, Tepelenë e Përmet, por jo për shume kohe. Riparonte 2 – 3 ditë riparimin e makinave te administrates lokale, të markave Olivet, Everest dhe Optima, ashtu dhe të tjerat në përdorim nga privatet, të gjitha të kontrolluara, markë dhe numer te regjistruara ne DPB.

Reparti i riparimit te makinave te shkrimit funksionoi normalisht edhe disa vite pas `90 por me futjen me shumice te kompjuterave puna pothuajse ra fare. Mjeshtri Jorgo Anastasi doli ne pension ndersa Pëllumb Mera vazhdoi në nje dyqan te vogel riparimi. Ato tani kane dalë pothuajse jashte perdorimit.

Jorgo Anastasi ishte gjithashtu edhe një qitës i vleresuar ne kampionate lokale e kombetare, pjesemarres në to me ekipin e Luftetarit./gjirokastra online/

Please follow and like us: