Shpresa Ymeraj: Sikur shi te mos binte

 

 

Sikur shiu te mos binte
Permbi floket pike pike
Si rruaza puthjesh rrokullisur neper fytyre
Permbi buzet
Te mos bente pushim
Kete kujtim
Shkruar neper fletet e qiellit
Larg
Do ta fluturonte vete malli im
Permbi shume re
Fare pa pertim
Per te pushuar papritur
Malli kaq I forte
E gjithe frike
Ne dritaren tende do te mbante frymen
Neper dysheme rrotull do te vinte
Maje gishtave lehte lehte
Duke te kundruar
Sikur shiu te mos jete
Ne kete cast te brishte duke trokitur
Embelsisht edhe pa mbarim
Edhe qielli i korrikut kthyer ne dhjetor
Sikur te mos jete..
Eshte
Malli im.