Autoritetet shtetërore: Mos bëni seks për Shën Valentin

“Mos bëni seks për Shën Valentin” – është apeli i autoriteteve tajlandeze për adoleshentët e vendit, duke i ftuar ata për një 14 shkurt në mësim të adoleshencës.

“Bëni një darkë speciale, por mos bëni seks”, – thuhet në sloganin e fushatës së nisur nga zyra për promovimin e vlerave morale.

Me këtë iniciativë autoritetet lokale përpiqen të tërheqin vëmendjen për rrezikun e shtatzënive të padëshiruara dhe për përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

“Tajlanda, – pohon ministria e Shëndetësisë, – është vendi me numrin më të lartë të shtatzënive tek adoleshentet, shumë prej të cilave detyrohen të abortojnë në klinika, në kushte të rrezikshme”.