Dega Vatra Tampa Bay kryen analizen vjetore per 2017

Piro Poloska
Dega Vatra ne Tampa Bay ne takimin e saj te radhes me daten 9 Shkurt 2018, analizoi punen e saj nje vjecare te deges duke nxjere ne pah sukseset mjaft inkurajuese te vitit te kaluar dhe mbi kete platforme u aprovua plani i activitetit te vatres per vitin 2018.
1 TampaNe raportin e paraqitur nga kryetari i deges Z. Tasim Ruko, u ravijezuan sukseset a aritura ne punen me komunitetin shqiptar si nje nga drejtimet themelore to punes se deges. Ne kete kontekst u evidentua vecanerisht suksesi i aritur me shkollen shqipe, ku puna pasionante e drejtores se shkolles, Znj Yllka Bejo ka bere qe cilesia e  mesimdhenies te ngrihet mbi bazen e nje programi te detajuar dhe objektivave te qarta qe do te arihen ne punen me femijet e komunitetit shqiptar. Sigurisht qe ky sukses nuk do te ishte ne kete nivel pa punen e pakursyer te anetareve te bordit, Zonjusha Zamira Rubjeka, Z. Fadil Neziri dhe Znj. Mimoza Traga. Nje prove e ketij suksesi eshte dhe fakti qe krahasuar me nje vit me pare numuri i nxenesve te shkolles eshte pothuaj dyfishuar. Mjaft e sukseseshme u konsiderua edhe puna e Vatraneve per perkujtimin dhe evidentimin e ngjarjeve madhore historike te kombit shqiptar, si nepermjet organizimit te mbremjeve festive me kengetare te ftuar por edhe nepermjet takimeve dhe bisedave me personalitete, me kontribute te spikatura ne historine tone kombetare.
Nuk mungoi edhe fryma kritike ne kete takim. Ne diskutimet e te gjithe anetareve to bordit dhe vecanerisht te nenkryetarit te deges Z. Isuf Spahija, Zoterinjve: Tahir Tahiraj dhe Arian Kushta u terhoq vemendja e pjesemaresve vecanerisht ne punen me te mire qe duhet te behet ne drejtim te ritjes se numurit te anetareve te deges. Per te ritur efectivitetin e punes ne kete drejtim u caktuan detyra te vecanta te secili prej anetareve te bordit. U percactuan objectiva te qarta per nje shfrytezim dhe drejtim me te mire te rjeteve sociale, si Facebook, si nje mjet mjaft efektiv ne komunikimin, informimin dhe forcimin e lidhjeve me komunitetin. Per te siguruar nje vazhdimesi dhe organizim me te mire te punes ne te ardhmen u ra dakord qe Bordi i Deges se shoqates Vatra, te mblidhen nje here ne muaj dhe u aprovua njekohesisht edhe kalendari i takimeve per vitin ne vijim. Ne fund te takimit u dha agenda e takimit te ardheshem. Takimi i organizuar ja ariti qellimit dhe i sherbeu me se miri ngritjes se nivelit te cilesise se punes se deges per aritjen e objektivave me ambicioze ne punen e saj.