Albspirit

Media/News/Publishing

Dhjetëra mercenarë rusë të vrarë nga sulmet amerikane në Siri

Në periudhën e raporteve të mediave që sugjerojnë se një numër i madh i mercenarëve të Rusisë ishin vrarë nga sulmet ajrore amerikane në Siri javën e kaluar, një zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se Kremlini nuk “ka informacion” për këtë çështje.

Duke e cituar një zyrtar të paemëruar të Shteteve të Bashkuara dhe tre rusë, për të cilët thuhet se ishin të afërt me këtë çështje, agjencia Bloomberg ka raportuar sot se “forcat e Shteteve të Bashkuara i kanë vrarë dhjetëra ushtarë rusë me kontratë” në incidentin më 7 shkurt.

Bloomberg i ka cituar burimet e veta ruse që kanë thënë se më se 200 mercenarë, shumica prej tyre rusë, ishin vrarë gjatë sulmit të pasuksesshëm kundër një baze dhe rafinerie, nën kontroll të Shteteve të Bashkuara dhe forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, në rajonin Deir al-Zor në Siri.

Raporti në Bloomberg është njëri prej disave, që janë publikuar për këtë incident gjatë ditëve të fundit. Nëse ato janë të vërtetë, ky do të ishte rasti i parë i njohur, që shtetasit rusë ishin vrarë nga sulmi ajror amerikan në Siri.

Ushtria amerikan ka njoftuar javën e kaluar se i kishte lansuar sulmet ajrore kundër trupave të mbështetura nga qeveria siriane, pasi më se 500 sulmues e kishin filluar atë që duket se ishte sulm i koordinuar kundër forcave opozitare siriane, të shoqëruara nga këshilltarët amerikanë në Deir al-Zor./REL/

Please follow and like us: