Albspirit

Media/News/Publishing

E tmerrshme/Masturbimi vret afro 100 persona në vit

 

 

Praktikat e rrezikshme të masturbimit vrasin afro 100 vetë çdo vit, paralajmëron një ekspert mjeko-ligjor në Brandenburg, duke hedhur kështu dritë mbi këtë vrasës të paparashikueshëm dhe shpesh të pazbuluar.

Doktor Harald Voss thotë se 2 në 1 milion banorë vdesin gjatë masturbimit pasi përdorin qëllimisht teknika të rrezikshme për të rritur kënaqësinë gjatë orgazmës.

Asfiksia autoerotike konsiderohet shkaku më i përhapur i masturbimit vdekjeprurës, ashtu si dhe elektroshoku, edhe pse është e vështirë të kesh statistika të sakta për vdekje të tilla, thotë Voss.

Familjarët që zbulojnë të afërmit e tyre në pozicione komprometuese si rezultat i këtyre praktikave, shpesh fshijnë provat për të shmangur turpërimin e viktimës.

“Numri i rasteve të padenoncuara është jashtëzakonisht i lartë, kështu që është një rast i rrallë në mjekësinë ligjore”, shprehet Voss për Bild, i cili personalisht ka parë vetëm pesë raste të këtij lloji gjatë gjithë karrierës së tij 30-vjeçare.

Përveç kësaj, nëse policia sheh se shkaku i vdekjes është padyshim aksidental- viktima është e zhveshur në praninë e materialeve pornografike pa lënë një letër lamtumire – trupi nuk u dërgohet mjekëve ligjorë.

Rreziqet që lidhen me auto-asfiksimin shpesh nënvlerësohen, pavarësisht nga fakti se me këtë metodë vetëdija humbet më shpejt se sa mendojnë njerëzit.

“Për shembull nëse shtypni të dy arteriet karotide, duhet maksimumi 30 sekonda që të humbisni vetëdijen”, thotë Voss.

Mjeku 59-vjeçar tregon se masturbimet e rrezikshme ne Gjermani praktikohen nga njerëz të të gjitha moshave, por thekson se shumica e viktimave janë burra, pasi gratë kanë tendencë të jenë “më të kujdesshme” me lojërat autoerotike.

Please follow and like us: