Tensione në Egje, anija turke përplas Rojen Bregdetare greke

Sërish tensione mes Greqisë dhe Turqisë në detin Egje. Mediat greke dhe ato turke shkruajnë për një incident të ndodhur mesnatën e të hënës në Imia, ishulli i ndarë mes Turqisë dhe Greqisë. Një anije e Gardës Bregdetare turke përplasi skafin e Rojes Bregdetare greke, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orën 23:45 sipas orës lokale. Autoritetet greke e kanë konsideruar këtë incident si provokim, ndërsa ato turke pretendojnë se është ngjarje aksidentale. Turqia dhe Greqia nuk kanë reaguar zyrtarisht për këtë incident.