Duke shënuar përvjetorin e Revolucionit Anti-Monarkik në Iran

Në prag të 39 vjetorit të përmbysjes së regjimit të Shahut në Iran, znj. Maryam Rajavi mori pjesë në një tubim të iranianëve më 10 shkurt 2018. Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit përkujtoi të gjithë dëshmorët e rënë për Lirinë e Iranit në Revolucionin e 1979 deri në kryengritjen në janar të vitit 2018. Ajo  tha: “Kryengritja e guximshme në dhjetor-janar dhe protestat e mëvonshme anembanë vendit dëshmuan se populli iranian nuk do të kënaqet me asgjë më pak se përmbysja e regjimi klerikal në tërësinë e tij. Prania e grave dhe e të rinjve në ballë të protestave garanton vazhdimin e kryengritjes. Gratë iraniane nuk i janë nënshtruar masave shtypëse të regjimit megjithë 39 vitet e represionit dhe poshtërimit sistematik, duke përfshirë imponimin e velit të detyrueshëm “.

Duke kujtuar kërkesat që kishte përmendur në takimet në Këshillin e Evropës dy javë më parë, zonja Rajavi përsëriti: “Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve të kryengritjes, lirinë e fjalës dhe të grupimit, dhënien fund  të shtypjes së grave dhe shfuqizimin e velit të detyrueshëm, tani. ”

Maryam Rajavi tha: “Historiku i katër dekadave të diktaturës fetare të mullahëve mund të përmblidhet në pesë fjalë,” masakër, plaçkitje, shkatërrim, eksport i fundamentalizmit dhe terrorizmit në emër të revolucionit dhe mizogjinisë “. Khamenei pranoi  ca ditë më parë se korrupsioni i brendshëm i regjimit klerikal është një dragua me shtatë kokë. Në të vërtetë, koka kryesore e këtij dragoi është në shtëpinë e Khameneit. ”

“Populli dhe protestuesit iranianë kanë vendosur të zëvendësojnë regjimin e Velayat-e Faqih dhe Korpusin e Gardës Revolucionare dhe Bassij me një republikë të bazuar në lirinë dhe demokracinë. Ata duan të investojnë në arsim, shëndetësi, sport, mirëqenie sociale, vende pune dhe ekonominë e vendit, në vend që të investojnë në programe bërthamore dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë “, vuri në dukje zonja Rajavi.

Një numër i madh i të rinjve nga diaspora iraniane në Evropë dhe Amerikën e Veriut morën pjesë dhe folën në këtë tubim.