Këshilltari i Erdoganit: Greqia është mizë për Turqinë

Këshilltari kryesor i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë që është i sigurtë që Amerika do ta detyrojë Greqinë që të sulmojë Turqinë, për shkak të ofensivës turke kundër kurdëve të mbështetur nga Amerika në Siri, shkruan gazeta greke Ekathimerini. Yigit Bulut tha që Greqia nuk i afrohet fuqisë së Turqisë. “Do të ishte sikur një mizë të hynte në dyluftim me një gjigant”, i tha Bulut televizionit turk TRT. Ai paralajmëroi që në rast të ndonjë sulmi, Greqia do të kishte pasoja katastrofike. Të dy vendet i janë qasur një retorike të ashpër pas konflikteve për Detin Egje, problem që daton më herët.