Albspirit

Media/News/Publishing

KLD cakton tre gjyqtarët për Federatën Shqiptare të Futbollit, një i Krimeve të Rënda

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është përfshirë në konfliktet e federatës shqiptare të futbollit duke caktuar edhe një trupë të posacme gjyqësore që do të gjykojë këto konflikte.

KLD ka përzgjedhur gjyqtarët Gerd Hoxha, Dritan Hallunaj dhe Ervin Pollozhani.
Përzgjedhja është e tillë që ka edhe gjyqtarë të penales , edhe të civiles. Një gjyqtar është  pranë krimeve të rënda, një tjetër pranë penales tiranë ndërsa  Ervin Pollozhani gjyqtar civil pranë Gjykatës së Tiranës.
Këta tre gjyqtarë do të jenë anëtarë të dhomës së zgjidhjes së konflikteve pranë FSHF-s zyrë e cila zgjidh konfliktet ligjore mes federatës apo klubeve me pretendime të ndryshme gjatë zhvillimit të kampionatit.

Besohet se këta tre gjyqtarë do të jenë po ashtu edhe shqyrtues të cështjes Fino-Duka nëse deputeti socialist do ta ankimojë votimin për Presidentin e FSHF sic ka premtuar.

Please follow and like us: