Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani: Më neutrali i KLGJ dhe KLP, urren partitë e opozitës!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha sot pasi u njoh me informacione që implikojnë persona të procesit të përzgjedhjes në KLD dhe KLGJ janë militantë të PS se ajo cfarë duket është më pak se ajo cfarë është.

“Media ka zbuluar se edhe një anëtar goglash të KLGJ, qënka marrë me veprimtari politike për llogari të PS.

Të gjithë ata janë emëruar në KLGJ e KLP, jo vetëm nga një parlament pa shumicë, por edhe nga radhët e bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve aktivë të PS-së.

Me neutrali ndër shfaqet thjesht si urryes i partive të opozitës! Kjo nuk quhet më kapje, por drejtim politik i drejtësisë! Në rotacionin më të afërt politik të pushtetit, ata duhen shkarkuar të gjithë siç janë!

Jo për tu zëvendësuar me militantë të tjerë por me njerëz të zotë e me integritet! Opozita duhet ta premtojë këtë gjë, jo vetëm ta denoncojë!

Please follow and like us: