Albspirit

Media/News/Publishing

Maqedoni, ndahet nga jeta sekretari i përgjithshëm i BDI, Abdilaqim Ademi

Si pasojë e një sëmundje të rëndë rreth mesnatës së kaluar ka ndërruar jetë Abdilaqim Ademi, sekretari i përgjithshëm i BDI-së, e një prej themeluesve të kësaj force politike. Abdilaqim Ademi ka qenë nënkryetar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e Maqedonisë që nga viti 2008, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 28 korrik 2011 deri më 20 qershor 2014 dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës në periudhën prej 20 qershorit 2014 deri më 16 janar 2016.

Please follow and like us: