Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa rrëmben çmimin si këngëtarja më e mirë britanike e vitit

Dua Lipa na ka bërë sërish krenarë, pasi ka fituar çmimin e parë në ceremoninë e sivjetme të “Brit Awards”. Çmimi i parë që u nda në këtë eveniment muzikor ishte çmimi për këngëtaren më të mirë britanike dhe atë e fitoi këngëtarja shqiptare.

Dy shqiptare janë të pranishme në këtë event. Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtaret shqiptare të cilat parakaluan në tapetin e kuq, por njera prej tyre rrëmbeu çmimin e parë që u dha në këtë mbrëmje.

Çmimin “British Female Solo Artist” e fitoi Dua Lipa. Në fjalimin e saj, ajo i ka falenderuar fansat e saj dhe menaxherët që kanë besuar te ajo, ekipin e saj, miqtë dhe familjen.

Dua konkuron edhe në katër kategori të tjera, ndërsa ishte bërë femra e parë që nominohej në pesë kategori.

Please follow and like us: