Albspirit

Media/News/Publishing

Bora Zemani rrëfen jetën intime

Moderatorja e njohur sportive në “Digitalb”, Bora Zemani ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “PopoCulture”.

Gjatë kësaj interviste ajo ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private, por gjithashtu edhe nga ajo profesionale.

Kohët e fundit është përfolur shumë për divorcin e saj me ish-bashkëshortin, Vinin.

E pyetur nëse ndarja e tyre ka ardhur për shkak të tradhtisë Bora përgjigjet: “Fotot në “Instagram” me Vinin nuk i kam fshirë sepse i bie që të fshi të shkuarën. Mes nesh nuk ka hatërmbetje, por miq nuk jemi. Flasim për të mirën e djalit. Ish-bashkëshorti nuk mund të kthehet në shok. Aktualisht nuk jemi miq në “Instgram”, sepse kështu ndodhi pas zënieve të para. E kemi të dy “Instagram”-in e hapur dhe s’ka asnjë problem për të parë se çfarë bëjmë. Krisja e marrëdhënies me Vinin nuk erdhi për shkak të tradhtisë. Kjo ishte keqkuptim. S’ka lidhje fare me këtë gjë”.

Por a do të ketë një ribashkim të çiftit? “Jo, nuk ka rikthim me Vinin. Ka mbaruar çdo gjë”.

Gjithashtu në “PopCulture” Bora zbuloi edhe personin më të rëndësishëm në jetën e saj: “Djali është gjëja më e bukur që kam bërë në jetë. Nuk bëhem aspak xheloze që i ngjan babait, nëse do të ishte vajzë atëherë do të bëhesha, por tani jo. Do të doja që djali të anonte më shumë nga arti por jo, i pëlqen futbolli”.

 

Please follow and like us: