Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e shqiptarit në Angli

Policia britanike ka arrestuar tre persona si autorë të dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit shqiptar Jozef Boci, ngjarje e ndodhur në Greenwich më 17 Shkurt.

Sipas mediave britanike, të arrestuarit janë Ibrahim Jones 21 vjeç, Dominic Brown 29 vjeç dhe Oluwatimeilehin Oniyitan 20 vjeç.

 

Ata akuzohen për dhunën me pasoja të rënda të ushtruar ndaj 30-vjeçarit, i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të shumta. Shqiptari Jozef Boci u gjet i pavetëdijshëm në mes të rrugës natën e 17 Shkurtit dhe u dërgua në spital me plagë në kokë.

Ai ndërroi jetë më 23 Shkurt. Viktima me origjinë nga Shqipëria, prej vitesh jetonte në Catford. /tvklan.al

Please follow and like us: