Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta aktorja e famshme indiane

Ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare Sridevi Kapoor, aktorja e famshme e Bollywood-it, pas një ataku kardiak.

Aktorja indiane, e cila njihej thjesht si Sridevi, ndërroi jetë në Dubai, ku ishte e pranishme për një dasmë familjare.

Sridevi ka qenë pjesë e më shumë se 150 filmave, duke përfshirë klasikët indianë “Mr India”, “Chandni”, “ChaalBaaz” dhe “Sadma”.

Ajo ishte një nga të paktat aktore indiane që kanë pasur sukses të madh në “bos office” pa ndihmën e një protagonisti mashkullor në film.

Please follow and like us: