Albspirit

Media/News/Publishing

2013, Sidrita Sadikaj, ndër pesë bukuroshet e botës!

Në Kinë përfundoi spektakli i bukurisë “Miss Bikini Universe”. Në këtë ngjarje, bukuroshja kosovare Sidrita Sadikaj u prezantua denjësisht me flamurin e shtetit të Kosovës, edhe pse Kina nuk e ka njohur ende shtetin e Kosovës. Bukuroshja kosovare u zgjodh në mesin e pesë femrave më të bukura të botës në “Miss Bikini Universe”që u mbajt në Kinë. Në këtë garë të bukurisë, vendin e parë e zuri bukuroshja nga Sllovakia, vendi i dytë i takoi Portugalisë ndërsa i treti Kazakistanit. Kosova u prezantua denjësisht në këtë garë edhe me veshje popullore. Veshja kombëtare e Kosovës, me të cilën u prezantua bukuroshja Sadikaj, e krijuar nga kreatorja Suzana Susuri, u përzgjodh në mesin e tri veshjeve më të mira në botë. Menjëherë pas këtij suksesi, Sidrita Sadikaj u përzgjodh si imazh për kalendarin e vitit 2014 dhe iu ofruan shumë oferta pune nëpër agjenci të ndryshme të modës në Kinë dhe nëpër botë. Sidrita Sadikaj së bashku me 11 femrat finaliste të shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojë edhe për dy javë në Kinë. Gjatë kësaj kohe, ajo do të marrë pjesë në disa sfilata mode dhe do të jetë e ftuar speciale në programe televizive dhe intervista në media të ndryshme kineze e botërore. Sidrita Sadikaj do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss Globe International” 2013 që do të mbahet në Turqi gjatë muajit dhjetor 2013,ka bërë të ditur producenti i saj Shpejtim Zejneli.

Please follow and like us: