Albspirit

Media/News/Publishing

Me fat Shqipëri, 7 vjet në NATO!

Nga Suzana Tahiri

7 vjet më parë dhe pikërisht në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit të NATO-s në Departamentin e Shtetit, që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.

Duke u bërë anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi synimin strategjik, duke avancuar në realizimin e interesave të saj kombëtare. E vlerësuar si faktor stabiliteti ndër vite në Ballkan dhe me rol vendimmarrës, Shqipëria renditet përkrah partnereve te saj në përballimin e sfidave te sigurisë globale.

Me misionet e saj ushtarake, ajo është i rreshtuar në mbrojtje të paqes dhe lirisë në Irak e Afganistan, ç’ka u vlerësua edhe në samitin e Çikagos në majin të 2012. Por nga anëtarësimi i Shqipërisë në këtë bllok vendesh perëndimore nuk ka përfituar vetëm ajo, por edhe tërë hapësira shqiptare, përfshi shtetin më të ri të Europës, Kosovën, shqiptarët e Maqedonisë si popullsi etnike shteformuese, si dhe banorët e përkëtsiese njëetnike në Malit të Zi dhe Preshevë, Medvegjë dhe Bujanonc.

Është tashmë e njohur dhe gati universale se çdo zhvillim pozitiv në secilin vend me popullsi shqiptare, përthyhet në mënyrë progresive në secilin shtet, çka e bën kombin tonë, një vanpost dhe paraojë të mbrojtjes së vleravë më të mira civilizuese.

Kjo hapësirë ka ndërkaq mjaft problem, ka ndarje e dasi, por nuk ka të lëkundur besimin te aleati më i madh strategjik dhe i pazëvedësueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Please follow and like us: