Suzana Tahiri: Brukseli, koha për të reflektuar
Nga Suzana Tahiri
Ngjarja e rëndë në kryeqendrën europiane Bruksel, ku vdiqën rreth 40 persona dhe u plagosën 200 të tjerë, teksa bëri bashkë gjithë botën perëndimore po aq edhe kërkon një reflektim të thellë dhe të gjithanshëm.
Së pari nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, që duhet të ndryshojë statretegji në luftën kundër terroristëve, por edhe nga të gjitha shtetet perëndimore, që janë më të goditura nga aktet makabre.
Deri më tani vendet perëndimore, përfshi edhe Rusinë, kanë bombarduar të ashtuquajturin shtet të ISIS, por nuk kanë arritur për ta zhdukur përfundimisht, çka futja me trupa ushtarake në këtë terren të rrezikshëm, do të ishte më rezultativ dhe do t’i jepte një herë e mirë fund egzistencës së tyre.
Nga ana tjetër secili vend, përshi edhe dy shtetet shqiptare, përfshi edhe Maqedoninë me gjysmën e popullsisë shqipatre dhe Malin e Zi me popullsi po shqiptare, duhet të jenë më të kujdesshëm me shtetasit e tyre, që edhe pse në numër të vogël, kanë qenë shpesh pjestarë të luftëtarëve të grupeve terroriste.