Donald Lu: Ja çfarë pritet nga takimi Rama-Obama
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ka komentuar vizitën e kreut të qeverisë, Edi Rama në Uashingon. Në një postim në Facebook ai shprehet takimi i Ramës me Presidentit Obama paraqet një mundësi për të shprehur miqësinë e fort mes dy vendeve. “Jam i lumtur që Presidenti Barack Obama do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në Uashington sot. Në frymën e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, dhe pas vizitës shumë të suksesshme të Sekretarit Kerry në Tiranë, kjo vizitë paraqet një tjetër mundësi për të shprehur vlerësimin për të gjithë shqiptarët për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e palëkundur midis qeverive tona dhe popujve tanë në lidhje me një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme, të tilla si kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm, koalicioni kundër ISIS dhe reforma historike në drejtësi”, shprehet Lu.