Albspirit

Media/News/Publishing

BE-ja, në projektet për Gazin në Ballkan fut edhe Shqipërinë

Bashkimi Europian ka përpiluar disa projekte të rëndësishme të miratuara dhe nga KE, me qëllim ndërlidhjen e Ballkanit me tregjet e reja në mënyrë që të lehtësojë kalimet në rrugët tranzit.
Projekti që mund të fut edhe Shqipërinë është Tesla për gazsjellësit që synon të lidhë Greqinë me Austrinë, duke kaluar përmes vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik dhe Hungarisë.

Ky projekt shërben edhe si zgjatim për Turkish Stream, i cili nuk është përcaktuar si një projekt i “interesit të përbashkët” ( PCI), një fakt që për disa mund të duket kontradiktor. Arsyeja e përfshirjes në listë e projektit Tesla ka të bëjë me autonomine e furnizimit me gaz, jo nga burimet ruse, shkruan “monitor”.

Shqipëria mes 108 vendeve të rrezikuara nga kriza e borxheve
Një tjetër argument i analistëve është edhe fakti se Tesla mund të shërbejë si një zgjatim i mundshëm për TAP, por nëse kjo do të ndodh atëherë plani i biznesit i këtij të fundit do të duhet të ndryshojë tërësisht, pasi është programuar që të transportojë sasi të vogla. Nga ana tjetër, zgjatimi i TAP mund të jetë IAP, i cili do të ndjekë linjën Shqipëri – Bosnje – Kroaci dhe me një dalje edhe në Kosovë. Në këtë rast do të duhet të merret në analizë sasia e gazit përpara sesa Tesla të identifikohet si një rrugë komplementare e TAP-it.

Kompanitë që në parim janë dakordësuar janë : DESFA, FGSZ, GA-MA dhe Srbijagas, që të gjitha klientë që janë furnizuar nga Rusia. Gazsjellësi parashikohet që të përfundojë në Baumgarten ( Austri) dhe kapaciteti do të përcaktohet në vitin 2019.

 

Please follow and like us: