Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Hoxha: “Panama Papers” ka 10 mijë faqe për Shqipërinë

 Artan Hoxha: “Panama Papers” ka 10 mijë faqe për Shqipërinë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se “Panama Papers” ka rreth 10 mijë faqe material për Shqipërinë, të cilat sipas tij do të publikohen në fillim të muajt maj. I ftuar në emisionin “Opinion” për temën “Sekretet e parave të pista të Shqipërisë”, Hoxha tha se studio ligjore në Panama i jep informacione të tilla vetëm për mediat kundrejt një pagese të caktuar. Gazetari shtoi se drejtues të lartë të shtetit dhe politikanë shqiptarë kanë pastruar paratë e tyre në parajsa të tilla fiskale. Lidhur me përfshirjen e biznesmenit Ismail Mulleti, Hoxha tha se ky është një rast që nuk vlen për t’u paragjykuar.

Please follow and like us: