Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministri francez kërkon të ndalohet mbulesa në universitete

Kryeministri francez ka thënë se shamitë myslimane duhet të ndalohen nëpër universitete. Me këtë deklaratë ai ka nxitur reagime kundërshtuese nga vet partia qeverisëse e tij.

Në një intervistë me të përditshmen franceze “Liberation”, kryeministri Manuel Valls ka thënë se Franca duhet t’i mbrojë myslimanët francezë nga ideologjia ekstremiste, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Express.

Duke cituar traditat laike, Franca ka ndaluar tashmë të përballet me shamitë myslimane, mirëpo, deri tani ka ndaluar simbolet e tjera fetare nëpër shkolla ose në ndërtesa publike.

Nga ana tjetër, ministri i arsimit, Najat Vallaud ka thënë se ai do të dalë kundër kësaj kërkese të ndalesës së shamisë në universitete. /GazetaExpress/

Please follow and like us: