Albspirit

Media/News/Publishing

Familja 14 anëtarëshe nga Semaja e Kaçanikut bëhet me shtëpi të re!

Familja Hasani, 14 anëtarëshe nga fshati Semajë e Kaçanikut, është futur në shtëpi të re, kjo falë iniciativës së Shoqatave të Dala nga Lufta.

Me rastin e ceremonisë, në emër të këtyre organizatave ka folur Gazmend Dashi ndërsa në emër të Komandës “Agim Ramadani” disa fjalë rasti i ka thënë major Feriz Trezhnjeva si dhe Hajrush Kurtaj, kryetari i Veteranëve në komunën e Kaçanikut.

Ndryshe, nga familja Hasani në luftë kanë qenë dy vëllezër, Jetoni në Koshare kurse Agroni në Kaçanik.

 

Please follow and like us: