Albspirit

Media/News/Publishing

Kaltrina Neziri, modelja që theu kufijtë tregon se cili është mashkulli i ëndërrave !

Intervistoi: Arlinda Hoti

GazetaBlic: Në vitin 2014 jeni zgjedhur “Miss Kosova”. Çfarë ndjenje ishte të përfaqësosh Kosovën edhe në garat ndërkombëtare të bukurisë si “Miss Earth”?

Kaltrina Neziri: Kaluan plot dy vite dhe ende e kam të njëjtën ndjenjë sikur në momentin kur u kurorëzova Miss Kosova, pra ndjenjën e rrallë qe ngjanë në përrallat me princesha… Është ndjenjë e bukur kjo kur prezanton me bukuri një vend, i cili tashmë është i njohur për botën si një vend qe ka njerëzit ndër më të bukurit në botë dhe ndihem shumë krenare të përfaqësoj këtë nivel bukurie.

Gazeta Blic: Kurora e më të bukurës nuk deshi të ndahej nga ti, qëndrove “Miss Earth Kosova” edhe në vitin 2015, a mendoni se këto dy vite ishin vetëm fillimi i sukseseve tua?

Kaltrina Neziri: Epo edhe unë nuk mund të ndahem nga titulli Miss Kosova dhe jo çdo kush e ka këtë fat, të jetë plot dy vite Miss aktual, dhe mund të them se sukseset kanë filluar dhe nuk do të ndalem edhe pasi të dorëzoj kurorën tek Missi i ardhshëm.

Gazeta Blic: Çfarë mundësish profesionale ju ofroi “Miss Earth Kosova”?

Kaltrina Neziri: “Miss Earth Kosova” më mundësoi së pari të prezantoj vendin në një ndër kompeticionet më të mëdha në botë “Miss Earth 2015”. Përveç eksperiencës së pa harruar në Vjenë dhe një prezantimi të shumë komplimentuar, unë arrita të bëjë kontratë me një ndër agjencionet më të mëdha internacionale, e cila ka bazë në Vjenë dhe kështu tashmë kam filluar një karrierë internacionale, të cilën po e shijoj shumë.

Gazeta Blic: Tani jeni duke qëndruar në Turqi, si po ecin punët atje?

Kaltrina Neziri: Ashtu siç e ceka më lartë, tani kam filluar të punoj në vende të ndryshme në botë dhe momentalisht jam duke qëndruar në Stamboll, dhe mund të them se po më ecën shumë mirë, jam bërë fytyrë e shumë kompanive të mëdha në Turqi. Pra, jo vetëm në Stamboll por edhe në qytete tjera të mëdha të Turqisë, siç është Izmiri, Antalia dhe Adana dhe kështu përveç se po punoj, njëkohësisht edhe po i shijoj bukuritë e vendeve të ndryshme këtu.

Gazeta Blic: Çfarë planifikoni për të ardhmen?

Kaltrina Neziri: E ndjej se do të kem një të ardhme të ndritur për sa i përket botës së modelimit, sepse eksperienca ndërkombëtare po më ndihmon jashtëzakonisht shumë dhe në të ardhmen planifikoj gjëra të bukura, të cilat do t’i ndaj me ju nëkohën e duhur.

Gazeta Blic: A do të vazhdoni të merreni me modelim?

Kaltrina Neziri: Do të vazhdoj deri aty kur e shoh se duhet lënë radhën e gjeneratave të reja, pas kësaj do merrem me gjëra të tjera që kanë të bëjnë me modelimin së paku, kështu e mendoj.

Gazeta Blic: Ku e shihni vetën pas 10 vjetësh?

Kaltrina Neziri: Kam shumë plane në jetë dhe pas 10 viteve e shoh vetën të stabilizuar në ndonjë biznes timin dhe karrierë të ndritur. E për të përmbyllur si desert me një familje timen.  Ky është plani im.

Gazeta Blic: Cila është dëshira më e madhe qe ke në jetë?

Kaltrina Neziri: Dëshira ime më e madhe në jetë është të kem shëndetin dhe familjen.

Gazeta Blic: A jeni e dashuruar?

Kaltrina Neziri: Nuk jam e dashuruar dhe për momentin i jam përkushtuar punës dhe karrierës.

Gazeta Blic: Si do ishte djali i cili do e dashuronte Kaltrina me zemër?

Kaltrina Neziri: Djali të cilin do e dashuroja duhet së pari të jetë njeri me karakter të fort, inteligjent, i respektueshëm dhe të më kuptoj mua, ashtu siç do të beja unë, të tjerat pak kanë rëndësi.

Gazeta Blic: Shoqëroheni me Agnesën, a është ajo krahu yt i djathtë pasi që çdo kund shihet pranë teje?

Kaltrina Neziri: Me Agnesën kam filluar të shoqërohem pasi që kemi filluar të punojmë dhe udhëtojmë së bashku për punë. Aty e kam njohur dhe më ka njohur më mirë dhe tani mund të them se jemi dhe shoqe shumë të mira dhe përkrahja është e dyanshme. Agnesa për mua është një model i një femre të suksesshme.

Gazeta Blic: Përveç modelimit, cilin profesion tjetër e pëlqeni?

Kaltrina Neziri: Më pëlqen arti në përgjithësi, por kam mbaruar studimet për ekonomi dhe mendoj të vazhdoj tutje me studime të larta, si master pasi që është edhe një profesion që e dua shumë.

Gazeta Blic: Lexuesit e Gazetës Blic ju duan shumë, cilat do të ishin fjalët tuaja për ta?

Kaltrina Neziri: Ndjehem shumë mire qe e dëgjoj këtë, unë i dua dhe më shumë dhe do punoj tutje që të mos i zhgënjej por t’i bëjë krenar…Ndërsa porosia ime për ta është të mos heqin dore asnjëherë nga ëndrrat e tyre por të punojnë shumë dhe t’i bëjnë realitet ato. Faleminderit!

Please follow and like us: